Bota

FT/ Pamje nga banesa ku u vra lideri i ISIS-it, vdiqën dhe 6 fëmijë me 4 gra

3 Shkurt 2022, 14:26 Nga DOSJA
FT/ Pamje nga banesa ku u vra lideri i ISIS-it, vdiqën dhe 6

SHBA – Detaje të reja kanë dalë lidhur me vdekjen e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, liderit të ISIS-it në Siri. Sipas mediave të huaja, gjatë operacionit të ushtrisë amerikane në veriperëndim të vendit janë vrarë dhe 6 fëmijë me 4 gra. Njëri prej zyrtarëve të lartë amerikane tha se al-Qurayshi hodhi veten në erë në momentin kur u afruan forcat ushtarake amerikane.

Sulmi u krye në Atmeh, një qytet i populluar në provincën e Idlibit, e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Turqinë. Banorët e zonës treguan për “Al Jazeera” se helikopterët ushtarakë amerikanë fluturuan për mëse dy orë përpara se të nisnin sulmin. Skuadra uli helikopterët dhe më pas u fut me forcë në banesën ku ndodhej lideri i ISIS-it.

Në vitin 2019, SHBA vrau liderin kryesor të ISIS-it Abu-Bakr al-Bagdhadi. Muajt fundit, SHBA po eliminon operativë të al-Kaedës me dronë në veriperëndim të Sirisë.

BURIMI: AL JAZEERA

LEXO DHE KËTË:

E konfirmon Biden: Forcat amerikane vranë liderin e ISIS-it në Siri

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota abu bakr al-bagdadi idlib isis joe biden abu bakr al-bagdadi idlib isis joe biden

Sondazh

Poll