Bota

Erdogan viziton Kievin, presidenti turk nis planin për negociatat Rusi-Ukrainë

3 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
Erdogan viziton Kievin, presidenti turk nis planin për negociatat

TURQI – Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan viziton sot Ukrainën për të përcaktuar samitin 3-ditor me homologun rus Vladimir Putin me qëllim shmangien e konfliktit ushtarak të Ukrainës. Erdogan do të bisedojë me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, teksa ky i fundit i konsideron të ekzagjeruara pretendimet e SHBA se Rusia do ta sulmojë vendin e tij.  

“Duam që paqja të mbizotërojë në rajon, dhe ne jemi gati për gjithçka”, u shpreh Erdogan muajin e kaluar.

Erdogan premtoi muajin e kaluar se është i gatshëm të vetëofrohet si negociator mes presidentëve të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodimir Zelenski për të zhvilluar raunde bisedime mes tyre në Ankara për t’i dhënë fund njëherë e mirë krizës mes dy vendeve. Dje kryeministri britanik Boris Johnson vizitoi Ukrainën, ku ka ofruar ndihmën e tij për të nxjerrë dy vendet dhe Europën nga kriza që ka kapluar.

Burimi: France24

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan konflikti rusi-ukraine vladimir putin erdogan konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll