Bota

Zbuloi vrasjen politike dhe u burgos nga diktatura, vdes ish-presidenti grek

3 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
Zbuloi vrasjen politike dhe u burgos nga diktatura, vdes ish-presidenti grek

GREQI – Ish-presidenti i Greqisë Kristos Sartzetakis ndërroi sot jetë në moshën 93-vjeçare në një spital të Athinës. Ish-kreu i shtetit vuante nga pneumonia.

Satzetakis me profesion jurist ishte në krye të shtetit helen në vitet 1985-1990. Gjatë karrierës së tij drejtoi dhe Gjykatën e Kasacionit.

Si funksionar i lartë i drejtësisë, Kristos Sartzetakis u bë i njohur për zbulimin e vrasjes së ish-deputetit të majtë GrigorIs Lambrakis në 22 maj 1963. Ai zbuloi se pas këtij krimi qëndronte kupola e shtetit grek.

Gjatë kohës së regjimit diktatorial të juntës ushtarake në vitet 1967-1974, Sartzetakis u burgos dy herë. Ai u lirua përfundimisht në 19 nëntor 1971 pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj shtetit grek.

Në kohën e demokracisë, ai u vendos në krye të Gjykatës së Apelit dhe në vitin 1982 u bë anëtar i Gjykatës së Kasacionit. Sartzetakis kontribuoi në në fushën e jurisprudencës duke botuar disa studime. Në vitin 1985 me propozimin e PASOK-ut, Sartzetakis u zgjodh për një mandat 5-vjeçar në krye të Presidencës së Greqsië.

BURIMI: Greek Reporter

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqia greqia

Sondazh

Poll