Bota

Zbulohen eshtrat e një fëmije në Izrael, datojnë 1.5 milion vjet më parë

3 Shkurt 2022, 12:19 Nga DOSJA
Zbulohen eshtrat e një fëmije në Izrael, datojnë 1.5 milion

 IZRAEL- Arkeologë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur eshtra njeriu të cilat datojnë mbi 1,5 milionë vjet më parë. Times of Israel shkruan se arkeologët pretendojnë se gjetja e këtyre eshtrave është dëshmia më e re se në këtë rajon të botës ka ekzistuar njerëzimi 1.5 milionë vite më herët. 

Grupi i këtyre arkeologëve janë shprehur se bëhet fjalë për eshtrat e një fëmije, i cili më shumë pretendohet se ka jetuar në luginën e Jordanisë. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 deri në 12-vjeç, ndërsa eshtrat i përkasin pjesës së poshtme të boshtit kurrizor.

Me këtë hulumtim është konstatuar se fëmija ishte më i gjatë sesa një fëmijë mesatar dhe ngjante me një të rritur, pra afro 1,8 metra. Megjithatë, gjatësia e tij ishte e ngjashme me banorët e lindjes së Afrikës.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael zbulim arkeologjik izrael zbulim arkeologjik

Sondazh

Poll