Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit rinisin protestat: Ibrahimaj na mashtroi, s’ka paga

3 Shkurt 2022, 11:27 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit rinisin protestat: Ibrahimaj na mashtroi,

FIER- Naftëtarët e Ballshit kanë paralajmëruar se do të rinisin protestat nga nesër. Ata e konsiderojnë propagandë deklaratën e djeshme të ministres së Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj e cila tha se do të marrin pagë minimale përgjatë vitit 2022. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj është shprehur pas kamerave për FaxNews se janë paraqitur tek zyra e punës për të vërtetuar deklaratën e ministres Ibrahimaj dhe nuk kanë marrë asnjë pëergjigje duke dalë në përfundimin se e gjitha ka qenë një mashtrim. Kështu e vetmja zgjidhje që u ka mbetur është që të rinisin protestat duke ngritur kështu një tjetër zë kundër qeverisë e duke iu bashkuar banorëve të lagjeve ‘5 Maji’, Paskuqani e Lapraka, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Një ditë më parë, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me një pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022, për të gjithë naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit. Vendimi, sipas Ibrahimajt është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe se paga që do tu jepet punonjësve të rafinerisë është e barabartë me atë minimale. Për këtë gjë, ministrja u kërkoi naftëtarëve që janë pjesë e listës që të paraqiten pranë zyrave përkatëse për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që të marrin pagat.

Çfarë ka ndodhur me naftëtarët?

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan edhe dy vite më parë për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti. Dhe kjo ka bërë që ata të ngriheshin sërish në protesta.

LEXO DHE KËTË:

VD-Naftëtarët e Ballshit/ Qeveria: Do marrin pagë çdo muaj përgjatë vitit 2022

(d.v;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet delina ibrahimaj naftetaret e ballshit ne proteste delina ibrahimaj naftetaret e ballshit ne proteste

Sondazh

Poll