Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda banesës 65-vjeçari në Elbasan, DYSHIMET

3 Shkurt 2022, 13:28 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë brenda banesës 65-vjeçari në Elbasan,

ELBASAN– Një person është gjetur ditën e sotme i pajetë në Elbasan. Policia informon se është gjetur pa shenja jete, brenda banesës së tij 65-vjeçari me inicialet XH.B. Dyshohet se vdekja e të moshuarit mund të ketë ardhur nga shkaqet natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vdekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan person i pajete ne elbasan elbasan person i pajete ne elbasan

Sondazh

Poll