Sport

Të martën grumbullohet Kombëtarja e femrave, ja lista kuqezi e trajnerit Grima…

3 Shkurt 2022, 10:07 Nga DOSJA

TIRANE Kombëtarja shqiptare e femrave do të zhvillojë një grumbullim 10-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin nga e marta e 8 shkurtit dhe do të qëndrojë në qytetin e Ulqinit për 10 ditë, deri më 18 shkurt.

Në kuadër të këtij grumbullimi rutinë, Grima dhe stafi kuqezi kanë ftuar 21 futbolliste, ku ndër to spikasin edhe disa vajza të reja, të cilat kanë mundësinë të tregojnë të gjithë potencialin e tyre, për të qenë më tej edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.

21 vajzat e thirrura janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe qëllimi i këtij grumbullimi është të evidentohen sa më shumë elementë të rinj. Ky është grumbullimi i parë për këtë vit i Kombëtares së femrave, që do të ketë edhe më tej grumbullime dhe disa ndeshje miqësore dhe zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “Australi-Zelandë e Re 2023”.

Në 7 prill, Shqipëria do të presë Belgjikën në shtëpi, ndërsa më 12 prill do të luajë ndaj Armenisë në transfertë. Më pas, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja e femrave do t’i luajë ndaj Polonisë, më 1 shtator në shtëpi dhe e mbyll këtë fushatë ndaj Norvegjisë më 6 shtator.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 10-ditor në ulqin të malit të zi futbolli i fermave janë pjesë e kampionatit shqiptar kombetarja e femrave kombëtarja shqiptare e femrave trajneri armir grima 10-ditor në ulqin të malit të zi futbolli i fermave janë pjesë e kampionatit shqiptar kombetarja e femrave kombëtarja shqiptare e femrave trajneri armir grima

Sondazh

Poll