Aktualitet

Seanca për Metën, Dervishaj do 48 orë kohë, trupi gjykues i GJK tërhiqet për vendim

3 Shkurt 2022, 11:50 Nga DOSJA
Seanca për Metën, Dervishaj do 48 orë kohë, trupi gjykues i

TIRANË – Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Presidencës Bledar Dervishaj për t’u konsultuar me kreun e shtetit për të marrë 48 orë kohë lidhur me konsultimet për përgjigjet ndaj 70 pyetjeve të trupit gjykues.

Kjo kërkesë u përsërit edhe në seancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, por trupi gjykues nuk e pranoi kërkesën e Dervishajt. Në seancën e sotme, ai e konsideroi procesin e shkarkimit dhe komisionit hetimor ndaj Metës si shkelje të kushtetutës dhe hakmarrje ndaj kreut të shtetit. Ndaj tij reagoi dhe Përparim Kalo, anëtari i GJK, i cili tha se Meta ka vendosur në dyshim punën e anëtarëve të këtij institucioni të lartë ligjor kushtetues.

LAJMI KRYESOR: Meta ‘përballet’ sërish me Kushtetuesen! Sot zhvillohet seanca e radhës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes ne kushtetuese

Sondazh

Poll