Aktualitet

VD- Letra e Rusisë, Berisha: Kërcënuese, votoni rezolutën për Ukrainën

3 Shkurt 2022, 11:03 Nga DOSJA
VD- Letra e Rusisë, Berisha: Kërcënuese, votoni rezolutën

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar fyese dhe njw kwrcwnim letrwn e dwrguar nga Ministri i Punwve tw Jashtme tw Rusisw Sergei Lavror, kundrejt Shqipwrisw. I pranishwm nw Kuvend, Berisha tha se fakti qw Rusia i kwrkon Shqipërisë qw tw tregojw qëndrimin e saj në konfliktin me Ukrainën, wshtw njw shantazh nga ana e Rusisw qw sipas tij po pwrpiqet tw shkatwrrojw NATO-n. Berisha shton se parlamenti shqiptar duhet qw të votojë një rezoltutë ku duhet shprehur solidariteti i vendit me Ukrainën. Ish-kryeministri kujtoi se Rusia ka firmosur traktatin e Budapestit, ku bashkw me SHBA-nw dhe Britaninw e Madhe zotohen Ukrainws nuk do tii preken kufijtë.

“Dua të dënoj këtu letrën kërcënuese të ambasadës ruse në Tiranë drejtuar Shqipërisë dhe dua të theksoj se letra është një fyerje dhe kërcënim për çdo shqiptar dhe është rrjedhojë fund e krye e kapitullimit të argatit të Beogradit në Tiranë, Edvin Kristaq Ramës. Para një shantazhi primitiv, të paprecedentë me të cilin përballet Europa. Sot, Rusia tejkalon si forcë e të keqes çdo forcë në kërcënim që ka njohur historia. Kërcënon të përdorë armë bërthamore dhe fuqinë e saj kundër vendeve të lira, të pushtojë një vend fqinj. Po përpiqet të shkatërrojë NATO-n, dhe vendi i vetëm që ka heshtur si fija e barit ndaj këtij shantazhi është një vend anëtar i NATO-s. Po kërcënon vendet e tjera, vendi i vetëm që ka heshtur ndaj këtij shantazhi të pashembullut është vendi i NATOS, I DREJTUAR nga vasal i Vuçiç. E ngrita dhe një javë më parë, parlamenti duhet me urgjencë të votojë një rezolutë ku të shprehë solidaritetin me Ukrainën, mos harroni një gjë këtu, ka një traktat katërplaësh në të cilën Rusia është firmëtare, traktati i Budapestit, në të cilën Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe zotohen se këtij vendi nuk do ti preken kufinjtë. Ukraina i dorëzoi të gjitha në mirëbesim.’Parlamenti ë shtë i kërcënuar,”- tha Berisha.

LEXHO EDHE KËTË:

Rusia-Shqipërisë: Mbani qëndrim në lidhje me Ukrainën! Berisha: Kërcënim (LETRA)

(A.B/F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike  72-vjeçari rus rusia leter shqiperise sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022  72-vjeçari rus rusia leter shqiperise sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll