Aktualitet

Banorët protestë para Kuvendit e selive diplomatike me Berishën, Rama: Hakun morët

3 Shkurt 2022, 07:30 Nga DOSJA
Banorët protestë para Kuvendit e selive diplomatike me Berishën,

TIRANË– Banorët e tre lagjeve që preken nga projekti i rrugës kanë nisur ditën e sotme protestën para Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrisë, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrave të Bashkimit Evropian. Fillimisht, në orën 09:30, siç edhe kishin lajmëruar, banorët e “5 Majit”, Laprakës e Paskuqanit janë grumbulluar para Kuvendit gjysmë ore para se të nistë seanca plenare e ditës së sotme. Me pankarta në duar, ata kërkuan drejtësi për pronat që kanë humbur dhe për ato që pritet të humbasin në ditët në vijim. E pranishme në këtë protestë ishte edhe nënë Liza Marku e cila u kthye n një simbol të “5 majit”, pasi policët e tërhoqën zvarrë dhe e nxorrën me dhunë nga banesa. E moshuara Marku u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë në mbrojtje të banorëve. Nënë Liza kërkoi gjithashtu një reagim nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për shkak të dhunës që efektivët kanë ushtruar ndaj saj e qytetarëve të tjerë. Një tjetër banor i pranishëm n protestë, kërcënoi me vetëflijim Ai tha se shtëpia ishte e vetmja gjë që i kishte mbetur e nëse edhe atë do t’ia merrnin, do vriste të shoqen e veten. 

Pas thirrjeve para Parlamentit, banorët u zhvendosën para ambasadës së SHBA-ve e cila ishte e rrethuar nga dhjetëra efektivë të Forcave Speciale. Banorët kërkuan që ambasadorja Yuri Kim t’i përkrahte përballë qeverisë që kërkon tu marrë pronat. Protesta u zhvendos më tej para zyrave të Bashkimit Evropian. Edhe aty, qytetarët kërkuan të njëjtën gjë, përkrahje dhe drejtësi. 

Banorëve u janë bshkuar në protestë edhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Deputët Famur Noka, Albana Vokshi e Belind Këllicic u shprehën se do të jenë gjithmonë në mbështetje të qytetarëve që po grabiten nga qeveria. Më vonë, në protestë u bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër pretendon se banorëve të ‘5 Majit’ u është dhënë gjithçka kanë merituar, madje edhe më tepër. Dy ditë më parë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera te lagjia ‘5 Maji’ në Tiranë. Edhe pse ishte planifikuar që puna të niste në orën 10:00, fadromat e IMT-mbërritën tre orë më herët. Që në orën 07:00, banorët e kësaj zone u grumbulluam në lagjen e tyre për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre, ndonëse nuk pati asnjë përplasje me punonjësit e policisë apo ato të IMT-së. Me lot në sy ata shprehen se procedurat e ndjekura nuk janë pbërë sipas ligjit e se nuk kanë marrë asnjë letër nga Këshilli Bashkiak që i lajmëron për prishjen e shtëpive. E pranishme në këtë protestë ishte edhe nënë Liza Marku të cilës tashmë nga banesa i kanë mbetur vetëm rrënojat.

Pak ditë më parë, banorët e ‘Majit’ u mblodhën në protestë në kryqëzimin e Medresesë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e zonës së Laprakës, të cilët gjithashtu kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave. Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të dalin sërish në tubim para Kuvendit, derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre. kjo protest u shoqërua me përplasje me efektivët e Policisë.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Ndërsa në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

Banorët e të dy zonave i bën bashkë e njëjta kërkesë: dëmshpërblimi! Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla. Mesa duket pas 2 vitesh, historia e Astirit përsëritet! Edhe pse banorët protestuan për 2 vite, sërish banesat u shembën, e sot kanë ende qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Forcat Speciale rrethojnë ambasadën e SHBA, banorët: Kim, ktheje kokën tek ne

Protesta e banorëve, Rama: U kemi dhënë hakun dhe më shumë se u takon

Kërcënon banori: Po më morën shtëpinë, do vras gruan dhe veten

Banorët e 4 zonave para ambasadës së SHBA, protestuesi: Pastaj te selia e BE

Protesta te ambasada e SHBA, banorja: Do futem në grevë, çadër para Kryeministrisë

Noka, Këlliçi e Vokshi në protestë, pritet tu bashkohet Berisha

Nënë Liza në shesh: Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti!

Protesta e banorëve, zhvendosen drejt ambasadës amerikane: Ku është Yuri Kim?

Protesta/ Banori: Parlamentarët të na bëjnë ndërmjetësim, do bëjmë grevë urie

Protesta/ Banori i Laprakës: Të vijnë deputetët, mos na detyroni të bëhemi kriminela

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve protesta e banoreve perballe kuvendit protesta e banoreve protesta e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll