Aktualitet

Protesta e banorëve, Rama: U kemi dhënë hakun dhe më shumë se u takon

3 Shkurt 2022, 10:39 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pretendon se banorët që kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në lagjen ‘5 Maji’ kanë marrë dëmshpërblimin dhe madje më shumë seç u takon. Ndërkohë që banorët protestojnë sot para Kuvendit e selive diplomatike në Tiranë, Kreu i Qeverisë shprehet se të gjithë u është dhënë dëmshpërblimi nga Rindërtimi, bazuar në procedurat që janë ndjekur.

“Blerta Huba, ndërsa unë besoj se tek “5 Maji” të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj të paktën, jo për mua, po për tërë ata që u vranë, u burgosën, u privuan nga e drejta e votës,” i përgjigjet Kryeministri Rama një prej komentueseve në një nga postimet e ditës së sotme,”- shkruan Rama në komentin e tij.

 

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, ‘Paskuqani’ dhe ‘Lapraka’ protestojnë para Kuvendit e Ambasadës Amerikane

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama protesta e banoreve perballe kuvendit edi rama protesta e banoreve perballe kuvendit

Sondazh

Poll