Aktualitet

46 vota abstenim, parlamenti malazez shpëton Abazoviç, mbetet zv/kryeministër

3 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
46 vota abstenim, parlamenti malazez  shpëton Abazoviç, mbetet

MALI I ZI – Dritan Abazoviç mbetet zv/kryeministër i Malit të Zi. Parlamenti fqinj votoi sot mocionin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për të shkarkuar politikanin shqiptaro-malazez. Nga 76 deputetë të pranishëm në seancën e sotme parlamentare, 46 abstenuan, 19 u shprehën pro dhe 11 kundër. Kryetari i Kuvendit tha së kërkesa nuk kishte numrin e mjaftueshëm të votave për të shkarkuar Abazoviç.

Pritet që  parlamenti i Malit të Zi të mblidhet nesër, ku do të shqyrtohet propozimi i zv/kryeministrit shqiptaro-malazez dhe një pjese të partive opozitare për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Krivokapiç. Megjithatë, jy i fundit do të tentojë sërish shkarkimin e Abazoviç ditën e nesërme.

Mali i Zi është futur në krizë politike pasi partia e zv/kryeministrit shqiptaro-malazez ka propozuar me disa parti të tjera të vogla propozojnë krijimin e qeverisë së re të pakicës. Qeveria aktuale sulmoi Abazoviçin për tradhëti politike.

Burimi: N1

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic zdravdko krivokapiç dritan abazovic zdravdko krivokapiç

Sondazh

Poll