Aktualitet

Pas Bledar Muçës! Vritet një tjetër shqiptar në Belgjikë, u qëllua pas koke (Emri)

3 Shkurt 2022, 08:29 Nga DOSJA
Pas Bledar Muçës! Vritet një tjetër shqiptar në

BELGJIKË– Klodja Turja, një 39-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është gjetur i vrarë me armë zjarri në Belgjikë, në vendin ku ishte shpërngulur të jetonte prej kohësh. Mediat belge raportojnë se trupi i Turjas është gjetur i pajetë në Roeselare, në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit. Ishin fqinjët ata që kanë janë alarmuar kur kanë parë shqiptarin e shtrirë në tokë e të rrethuar nga një pellg gjaku, rreth orës 4:30 të mëngjesit.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila ka arritur të identifikojë shqiptarin e vrarë me emrin Klodjan Turja. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se 39-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Plaga e marrë si pasojë e të shtënës i ka shkaktuar dhe vdekjen. Ky nuk është shqiptari i parë që vritet në Belgjikë.

Vetëm para dy javë u ekzekutua Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja që e kanë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri, kryesisht në Elbasan. Më herët është vrarë në Begjikë edhe një tjetër shqiptar, Arjan Spahiu, gjithashtu me origjinë nga Elbasani.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRI/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Belgjikë

(A.B;F.M/DOSJA.AL)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bledar muca klodja turja vritet klodjan turja vritet shqiptari ne belgjike bledar muca klodja turja vritet klodjan turja vritet shqiptari ne belgjike

Sondazh

Poll