Politike

Rezulatet në Durrës/ Valbona Sako thellon avantazhin ndaj rivales së Bindjes Demokratike, ja me sa vota kryeson

1 Korrik 2019, 07:14 Nga DOSJA
Rezulatet në Durrës/ Valbona Sako thellon avantazhin ndaj rivales

DURRËS- Gara mes dy kandidateve, në Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako e Partisë Socialiste dhe Valbona Sakollarit të Bindjes Demokratike ka nisur me një diferencë të thelluar.

Nga numërimi i 45 kutive ne Durrës, ku në total janë 324 qendra votimi, rezulton një diferencë prej 4453 votash në favor të kandidates socilaiste, Valbona Sakos.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e durresit rezultatet e zgjedhjeve valbona sako valbona sakollari bashkia e durresit rezultatet e zgjedhjeve valbona sako valbona sakollari

Sondazh

Poll