Aktualitet

‘Zgjedhjet 2019’, mbyllet pa incidente votimi, pjesëmarrja e ulët për kryetarët e bashkive

30 Qershor 2019, 05:15 Nga DOSJA
‘Zgjedhjet 2019’, mbyllet pa incidente votimi, pjesëmarrja e

SHQIPERI- Shqiptarët refuzuan sot të merrnin pjesë masivisht në votime. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kishin të drejtën e votimit, por vetëm 500 mijë prej tyre iu drejtuan kutive.

Partia Socialiste në 35 bashki garoi e vetme, pa asnjë kandidat përballë. Në të gjithë vendin u shpërndan materialet zgjedhore dhe procesi i votimit vijoi normalisht.

Ndryshe nga sa pritej, opozita ka qendruar e qetë dhe nuk ka shkaktuar incidente. Të vetmet incidente të vogla kanë ndodhur në Durrës dhe Finiq, ku ka patur raste të votimit familjar, si edhe përplasje mes militantëve të PD dhe komisionerëve.

 

 

Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre. Pas tij votuan me radhë kryeministri Edi Rama, i cili shkoi në votime me brekushe.

Veliaj, Xhafaj, Tahiri, Lleshaj e të tjerë emra të PS votuan sot, ndërkohë që pjesëmarrja sipas KQZ deri në orën 15:30 është 15.5%,  shifër kjo që u hodh poshtë nga kreu i KQZ, Klement Zguri i cili tha se numrat janë manipuluar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll