Sport

Zbulohet finalistja e parë e Kupës së Afrikës, nesër luhet Egjipt-Kamerun

2 Shkurt 2022, 22:11 Nga DOSJA
Zbulohet finalistja e parë e Kupës së Afrikës, nesër

AFRIKË-Senegali është skuadra e parë që prek Kupën e Afrikës pasi ka mposhtur me shifrat 3-1 ndaj Burkina Fasos dhe tani pret duelin mes Egjiptit dhe Kamerunit, për të mësuar ekipin rival për trofeun.

Pas një pjese të parë “shterpë”, në të dytën skuadrat u hodhën me gjithçka që kishin. Diallo në minutë 70’ dhe Gueye në 76’ shënuan për Senegalin. Këta të fundit nuk u dorëzuan dhe e hapën ndeshjen me golin e Toure në minutën e 82’.

Pesë minuta zgjati shpresa për ta, pasi Sadio Mane shënoi edhe golin e tretë për Senegalin që nisi festën e kalimit në finalet e Kupës së Afrikës.Gjysmëfinalja tjetër luhet nesër prej orës 20:00. Kameruni, që e ka fituar 5 herë Kupën e Afrikës, përballet me rekordmenët e këtij kompeticioni, pasi Egjipti e ka ngritur këtë trofe 7 herë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport burkina faso senegal burkina faso senegal

Sondazh

Poll