Sport

Me hudhër në çorape, mbrojtësi shqiptar habit anglezët, intervista për The Athletic

2 Shkurt 2022, 21:55 Nga DOSJA
Me hudhër në çorape, mbrojtësi shqiptar habit

ANGLI- “Pse keni një thelpi hudhër në çorape?” Kjo ishte pyetja që lojtarët e Kidderminster Harriers i bënin Geraldo Bajramit, qendërmbrojtësit shqiptar, gjatë aventurës së tij në FA Cup në muajin tetor.

Ekipi që militon në Kategorinë e Gjashtë të futbollit anglez, kaloi raundet duke mposhtur Grimsby Town, Halifax Town dhe Reading, ndërsa të shtunën do të përballen me West Ham, që është tre herë fituese e FA Cup.Bajrami është shfaqur i lumtur që do të përballet me një kundërshtar kaq të denjë dhe për The Athletic shqiptari u shpreh.

“Djemtë më kanë tallur për hudhrën,” thotë ai. “Një thelbi e vendosa pranë këpucës sime për të mbajtur larg syrin e keq dhe ata që dëshirojnë gjëra të këqija për mua. Është një gjë shqiptare. E përdor për të mbajtur larg energjinë negative.

“Mbrojtësi ynë i majtë, Caleb Richards, më pyeti pse e përdora atë para raundit të fundit, kështu që ia shpjegova arsyet. Tani ai po pyet nëse mund t’i marr një sepse po funksionon shumë mirë!”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli fa cup geraldo bajrami kidderminster harriers angli fa cup geraldo bajrami kidderminster harriers

Sondazh

Poll