Aktualitet

Konflikt në qendrën e votimit në Klos, plagoset një person (Emri)

30 Qershor 2019, 16:30 Nga DOSJA
Konflikt në qendrën e votimit në Klos, plagoset një person

KLOS- Pak para përfundimit të procesit të zgjedhjeve në Klos, u shënua një incident në fshatin Gurrë e Madhe, ku edhe ka pasur një situatë konfliktuale.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se Asllan Likursi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Burrelit.

Dyshohet se ky i fundit është plagosur nga një vëzhgues i PS-së në këtë qendër votimi,por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asllan likurasi klos zgjedhjet e 30 qershorit asllan likurasi klos zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll