Aktualitet

Shkodrani nuk përmbahet, tregon se ku ka përfunduar vota e tij (Video)

30 Qershor 2019, 16:19 Nga DOSJA
Shkodrani nuk përmbahet, tregon se ku ka përfunduar vota e tij (Video)

SHKODËR- Në këtë ditë zgjedhjesh qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të protestojnë pranë qendrave të  votimit, disa të tjerë kanë qenë të detyruar dhe një pjesë e njerëzve kanë preferuar që këtë të dielë të nxehtë ta kalojnë në plazh ose pishina.

Ndërsa, një qytetar shkodran ka zgjedhur një formë ndryshe për të votuar.  Si dy qëndra votimi, ai ka cilësuar tualetet, duke ironizuar kështu votimet njëpartiake të 30 qershorit. Me anë të kësaj videoje, ai tregon se dhe ku përfundojnë votat ‘e detyruara’ të qytetarëve.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qytetrai shkodran zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 qytetrai shkodran zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll