Aktualitet

Intervista që s’u botua kurrë! Lala:Gjeta Colin duke skuqur vezë, mora telefonatë…

2 Shkurt 2022, 09:05 Nga DOSJA
Intervista që s’u botua kurrë! Lala:Gjeta Colin duke skuqur

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se intervista me Adriatik Colin nuk është botuar kurrë. Shkak është bërë telefonata që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila e urdhëroi që të mos e botonte intervistën. Lala tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se teksa ndodhej në spitalin e burgut për të intervistuar Riza Malajn, gjeti në qelinë ngjitur Colin. Me këtë Lala realizoi një intervistë mirëpo nuk u transmetua kurrë.

‘Në kohën kur po gjykohej banda e durrësit, unë kisha marrë një leje për të intervistuar në spitalin e burgut, të fortin e Tropojës, Riza Malajn, ai i cili kishte humbur gjymtytët nga shpërthimi i dinamitit duke gjuajtur peshk në Valbonë, shkoj ta intervistoj se ai kërkonte lirimin. Cfarë ndodhi. Ishte rasti tipik, se ishte rast precendent. Ai kishte një mijë mëkate. Në momentin që mbaroj intervistën, dëgjoj një zhurmë në qelinë ngjitur në spitalin e burgut. Po skuqte vezë Adriatik Coli, i them të kërkoj në qiell të gjej në tokë. Bisedova gjysëm ore, me dakordësi nga policia. Në momentin… drejtoria e përgjithshme e burgjeve paralelisht ishte duke hetuar një rast, se anëtarët e bandës shtireshin si të sëmurë, shkonin atje dhe detyronin Colin që të hiqte dorë nga dëshmia. Pasdite vonë, pasi zbardha intervistën më vjen një telefonatë urdhëruese nga burgjet, ajo intervistë nuk u botua kurrë.’- tha Lala.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik coli klodiana lala adriatik coli klodiana lala

Sondazh

Poll