Aktualitet

U rrëzuan dy shtylla elektrike, Laçi mbeti pa drita, OST: Linja u rivendos në punë

2 Shkurt 2022, 08:33 Nga DOSJA
U rrëzuan dy shtylla elektrike, Laçi mbeti pa drita, OST: Linja u

LAÇ– Energjia elektrike ka ardhur në qytetin e Laçit. Mbrëmjen e kaluar u rrëzuan dy shtylla elektrike, mirëpo OST bën të ditur se tashmë gjithçka është në normalitet. Me anë të një njoftimi OST informon se mbrëmjen e kaluar zona ishte pa energji elektrike mirëpo pas ndërhyrjes është bërë rivendosja në punë e të gjitha nënstacioneve.

NJOFTIMI:

Për shkak të një avarie në linjën e OST 110kV LaC 1 – Fush Kuqe, mbrëmjen e djeshme është stakuar energjia në harkun kohor 18:09-18:23 dhe 21:30-22:00 si pasojë e këputjes së përcjellave duke lënë pa energji disa nënstacione. Për pasojë gjatë kësaj kohe kanë mbetur pa energji disa zona në Kurbin. Prej mbrëmjes së djeshme ora 22.00 linja e OST është rivendosur në punë dhe të gjitha nënstacionet furnizojnë me energji normalisht zonat e prekura nga avaria.

(A.b).Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet laci pa drita laci pa drita

Sondazh

Poll