Aktualitet

Aksidentohet për vdekje endacaku në Fier, arrestohet drejtuesi i mjetit

2 Shkurt 2022, 07:37 Nga DOSJA
Aksidentohet për vdekje endacaku në Fier, arrestohet drejtuesi i

FIER– Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fier. Policia informon se është mundur të vihet në pranga drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari me inicialet A.M. Mbrëmjen e djeshme, i riu, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur ‘Qafa e Koshovicës’ aksidentoi me mjetin ‘Benz’ një person, që dyshohet se ishte endacak. Policia informon se ky i fundit ndërroi jetë në spital, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 23 vjeç, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar një shtetas i cili dyshohet se ishte endacak i shtrirë në rrugë. Shtetasi i aksidentuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Fier. Po punohet për identifikimin e viktimës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier aksident ne fier fier

Sondazh

Poll