Aktualitet

Lezha pa drita! Dëmtohet shtylla e tensionit, 5 fshatra pa energji elektrike

2 Shkurt 2022, 07:10 Nga DOSJA
Lezha pa drita! Dëmtohet shtylla e tensionit, 5 fshatra pa energji

LEZHË– Disa fshatra në Lezhë janë pa energji elektrike. Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi janë në errësirë e shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë.

Tensioni i lartë 35 kilovat që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e sipërpërmendura. Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shenkollit në Bashkinë e Lezhës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drita lezha pa drita drita lezha pa drita

Sondazh

Poll