Aktualitet

Drift dhe gara shpejtësie në Tiranë! Videot i postonte online, ndëshkohet drejtuesi

2 Shkurt 2022, 07:36 Nga DOSJA
Drift dhe gara shpejtësie në Tiranë! Videot i postonte online,

TIRANË– Videot e postuara në rrjetet sociale kanë bërë që një i ri të ndëshkohet nga policia. Në rrjetet sociale janë postuar video në të cilat i riu bënte gara shpejtësie me mjetin e tij tip ‘BMW’. Policia bëri të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.

NJOFTIMI

Policia Rrugore Tiranë. Bënte gara shpejtësie duke i postuar videot në rrjete sociale, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Tiranës. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative 50.000 lekë.Më datë 31.01.2022, rreth orës 22:00 në rrjete sociale janë hedhur pamjet filmike ku një mjet tip “BMë”, nuk ka rregulluar shpejtësinë duke bërë xhirime gomash dhe drift.Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas një pune intensive hetimore profesionale u bë i mundur identifikimi i targës së automjetit dhe më pas i drejtuesit të mjetit, i cili u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë.Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimi ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drift ne tirane tirane drift ne tirane tirane

Sondazh

Poll