Aktualitet

‘Puthja e fundit’/ Lala: Ish-miss Skrapari hapi xhamin e makinës që të vritej Sotiri

2 Shkurt 2022, 07:19 Nga DOSJA
‘Puthja e fundit’/ Lala: Ish-miss Skrapari hapi xhamin e

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se ish-miss Skrapari u detyrua nga banda që të bashkëpunonte për vrasjen e të dashurit të saj, Marsel Sotirit. Lala tha se ish-missi kishte treguar për grupin hetimor të njëjtat detaje si Adriatik Coli, i penduari i drejtësisë. Më tej, shtoi se ish-missi kishte rrëfyer uljen e xhamit të mjetit, puthjen e më pas vrasjen e të dashurit.

‘Për vrasjen e Marsel Sotirit, ka qënë një vajzë e penduar, nuk po ia bëj publik emrin, ish-miss Skrapari, e cila tregonte të njëjtat detaje si Adriatik Coli. 2 të penduar për bandën. Ajo kishte krijuar një lidhje intime me Sotirin, ajo tha që banda më kërkoi që të ulja 2 ose 3 cm xhamin e makinës, kur e putha e ula’– ka thënë ajo, duke treguar më tej se ajo është mbajtur peng në bordin e një jahti.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala marsel sotira klodiana lala marsel sotira

Sondazh

Poll