Aktualitet

HARTA: Shkurti nis me shi e dëborë! Bllokohet Rruga e Arbrit,Librazhdi i pakalueshëm

1 Shkurt 2022, 06:29 Nga DOSJA
HARTA: Shkurti nis me shi e dëborë! Bllokohet Rruga e Arbrit,Librazhdi

SHQIPËRI– Muaji shkurt nis me shira e dëborë! Ky mëngjes ka gjetur të zbrdhur Kukësin, Korçën, Librazhdin dhe Dibrën, ndërkohë që reshjet e shiut nuk mungojnë në të gjithë pjesën tjetër të territorit. Ashtu siç është kthyer në “traditë” tashmë, ajo që është bllokuar e para ka qenë Rruga e Arbrit, konkretisht në Qafë Murriz. Apeli i autoriteteve ka qenë që të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Në qytetin e Peshkopisë trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm, ndërsa në zonat e thella arrin deri në 30 cm. Centimetrat e trashësisë së dëborës sa vijnë e shtohen edhe në Kukës.

Konkretisht në Shishtavec arrin në 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Arrën me rrugën nacionale. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon normalisht në shkallë qarku dhe ende nuk janë shfaqur problematika. Në apelin e Policisë së Shtetit kërkohet që Rruga e Arbrit nga Peshkopia deri në Klos, Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës, Peshkopi – Draj Reç – Kukës dhe Dibër – Librazhd të kalohet vetëm me zinxhirë. Akset Korçë-Ersekë -Leskovik, Korçë -Voskopojë, Korçë – Dardhë janë të lira. Ndërkohë që në Librazhd disa rrugë janë të pakalueshme, ndërsa në Korçë dhjetra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dëborës.

Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Erë e fortë në Laç, rrëzohen dy shtylla elektrike, zona ka mbetur pa drita

Dëbora bllokon Elbasanin, mbyllen 2 shkolla, mësuesit e nxënësit kthehen në shtëpi

Rrëshqitje gurësh në aksin Berat-Skrapar nga reshjet intensive,probleme me qarkullim

Moti i keq në Librazhd, disa rrugë të pakalueshme, probleme në fshatra (Situata)

HARTA LIVE: Nesër vendi ‘goditet’ nga masat të ftohta. Ja sa shkojnë temperaturat

Moti/ Reshjet e dëborës në Korçë, 10 fshatra pa energji elektrike

Deri në 15 cm trashësi, Kukësi zgjohet i zbardhur nga dëbora

Dëborë dhe në Korçë, zbardhet juglindja

Rikthehet dëbora! Bllokohet rruga e Arbrit, policia: Pajisuni me goma dimërore

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shkurt 2022, 20:55

Parruca: Libri i Lea Ypit, rrëfim apo trillim

TIRANË- Gazetari Edvin Parruca ka komentuar librin e Lea Ypit ‘Të Lirë’. Me anë të një postimi në Facebook, Parruca shkruan se shtatore të Stal...