Aktualitet

Mallkimi i statujave! A është kjo mbretëresha “Apponyi Géraldine”? (FT-KRAHASIMI)

1 Shkurt 2022, 16:18 Nga DOSJA
Mallkimi i statujave! A është kjo mbretëresha “Apponyi

TIRANË– Sot në Tiranë, është vendosur sot në Bulevardin Zogu i I shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë I ose Géraldine Apponyi, gruaja e mbretit Zogu i I. Por duket se edhe këtë figurë historike të Shqipërisë e ka kapur “mallkimi i statujave”. Pas zbulimit të skulpturës të lartë 2 metra, e gjitha e gdhendur në bronx, kanë nisur menjëherë aludimet në rrjet. Rrjeti aludon se skulptura nuk i përngjet imazhit të mbretëreshës, duke nisur diskutimet lidhur me të kudo. Ka nga ata që e shohin ngjashmërinë mes skulturës, ndërsa shumë prej tyre e kanë konsideruar si paqenë krahasimin mes versionit real të mbretëreshës së ndjerë dhe skulpturës. ndërkohë që pasardhësit e familjes Zogu, nuk kanë dhënë asnjë koment për statujën e mbretëreshës.

Statuja është realizuar nga skulptori Sandor Kligl dhe është një donacion i Ambasadës Hungareze për qytetin e Tiranës. Kligl është zkulptor hungarez fitues i çmimit Mihály Munkácsy, ndërsa statujën e ka krijuar në vitin 2019, duke e titulluar “Apponyi Geraldine”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që figurat historike të vendit tonë përfundojnë si mos më keq në duart e skulptorëve. Marrim shembull heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe shenjtoren Nënë Tereza. Të dyja këto statuja të vendosura në respektivisht në Prizren dhe në Kamëz, u kthyen në kryefjalë dite, ndërkohë që të njëjtin “fat” do ta ketë edhe mbretëresha.

(k.m/ dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kulture apponyi géraldine statuja e apponyi géraldine tirane apponyi géraldine statuja e apponyi géraldine tirane

Sondazh

Poll