Aktualitet

MOMENTI kur u vra Ujka, ish-deputeti u qëllua pas shpine, të gjithë ikin me vrap

1 Shkurt 2022, 18:45 Nga DOSJA
MOMENTI kur u vra Ujka, ish-deputeti u qëllua pas shpine, të

SHKODËR- Pamjet e fundit të jetës së ish-deputetit Pashko Ujka para se të vritej janë publikuar. Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në momentin që është qëlluar Ujka. Në momentin që është qëlluar, Ujka ishte së bashku me bashkëshorten dhe në videon e mëposhtme shihet momenti që ish-deputeti del nga rrugica e pallatit ku banonte.

Të dy ata janë nisur drejt lulishtes në afërsi të banesës së tyre, ndërkohë që pas tyre vjen dhe i vëllai i Ujkës, Gjekë Ujka. Pas një përshendetje, ata kanë biseduar për disa çaste dhe më pas largohet. Ndërkohë që Ujka dhe bashkëshortja e tij vazhdojnë shëtitjen në lulishten. Në videon gjithashtu duket dhe një tjetër person, i cili është në park dhe qëndron në afërsi të vendit ku Ujka u qëllua për vdekje.

Ndërsa sapo Ujka ishte qëlluar një makinë tip Benz shfaqet në rrugën ku u qëllua Ujka dhe ndalon aty për disa momente. Ndërkohë që vetëm 6 minuta më vonë në vendngjarje shkon vëllai i Ujkës së bashku me policinë dhe ambulancën, të cilët u njoftuan nga bashkëshortja e tij.

Ish-deputeti dhe ish kryetar komune në Velipojë, Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nentorit në Shkodër. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pashko ujka vdes pashko ujka pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll