Aktualitet

Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër çmimit të rrymës, arrestohet Molliqaj

1 Shkurt 2022, 19:57 Nga DOSJA
Kurti me “dorë të hekurt”/ Protestoi kundër

PRISHTINË- Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar forcërisht mbrëmjen e sotme nga Policia e Kosovës, fill pasi doli nga një intervistë për emisionin “Pressing”, pranë zyrave të televizionit T7. Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot, por menjëherë sapo doli, jashtë e prisnin disa dhjetra efektivë të Policisë.

Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, Molliqaj ishte organizatori i protestës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, disa ditë më parë në Prishtinë para Kryeministrisë. Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policie, gjest që u mohua nga vetë politikani.

Arrestimi i tij ka sjellë reagimet e para në rrjet, duke krahasuar prangosjen e tij me ato që vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “vuajtur” vetë në kohën kur ishtë në krye të opozitës së vendit. Por mesa duket me ndryshimin e pushtetit, gjërat për të kanë ndryshuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Arrestimi i Molliqaj, Abdixhiku: Hakmarrje e pastër politike

Arrestimi i Molliqajt,Policia:E kërkuam në banesë dhe i lamë ftesë për t’u lajmëruar

Arrestimi i Molliqajt, PSD: Nuk ka pasur fletë-arrest, ai ka qenë në takime

VD/ Momenti i arrestimit të Dardan Molliqajt në Kosovë, oficerët e kapin nga krahët

FOTO/ Organizator i protestës, arrestohet dhunshëm Molliqaj duke hyrë në Pressing

Protesta e së shtunës, forcat policore rrethojnë studion e T7 në pritje të Molliqajt

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj arrestohet dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shkurt 2022, 20:55

Parruca: Libri i Lea Ypit, rrëfim apo trillim

TIRANË- Gazetari Edvin Parruca ka komentuar librin e Lea Ypit ‘Të Lirë’. Me anë të një postimi në Facebook, Parruca shkruan se shtatore të Stal...