Aktualitet

Reshjet e borës në Maqedoni dhe Greqi,ndalohet lëvizja e kamionëve në pikat kufitare

1 Shkurt 2022, 20:25 Nga DOSJA
Reshjet e borës në Maqedoni dhe Greqi,ndalohet lëvizja e

KORÇË- Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë u kanë bërë thirrje autoriteteve që është ndaluar lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë. Kjo pasi reshjet e dendura të borës në Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë kanë vështirësuar shumë lëvizjen e mjeteve. Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se të gjithë drejtuesit e mjeteve u ndalohet të udhëtojnë deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi i Plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit/ Korçë Stacionet e Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Kapshticë: Autoritetet e Policisë Maqedonase dhe Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionave), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce moti i keq ne shqiperi korce moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll