Politike

Koalicioni me Berishën, Meta: Jemi takuar, e ka derën hapur, por po vuri duart…

1 Shkurt 2022, 19:26 Nga DOSJA
Koalicioni me Berishën, Meta: Jemi takuar, e ka derën hapur, por po

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zbuluar detaje të reja nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, me të cilin ka lidhur një koalicion për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Përmes një interviste të dhënë për FaxNews, kreu i shtetit bëri me dije se me ish-kryeministrin janë takuar përpara tre ditësh në një takim. 

Ndërsa, sa i përket të ardhmes së tij, kreu i shtetit Meta la të hapur një bashkëpunim të mundshëm me Berishën, por edhe vuri disa pika në të cilat do të duhet që të bazohen në të ardhmen. 

“Ne jemi takuar unë e kam kërkuar prej shumë kohësh, që në nëntor, u bënë 14 muaj dhe ka ka pasur disa probleme familjare, dhe më në fund u takuam para dy tre ditësh. Unë me zotin Berisha takohem në çdo sekond, nuk kam paragjykime në këtë detyrë, kjo karrige është në shërbim të të gjithë qytetarëve. Jemi takuar që të dy, zotëria e ka derën e hapur këtu dhe në shtëpinë time kur të dojë. Kjo nuk do të thotë që ndajmë të njëjtat mendime për të gjitha çështjet. Por kjo na bashkon. Po vuri duar në tavolinë më pas…Berisha është si vera, bëhet gjithnjë e më shumë tërheqës dhe më shumë demokrat. Tregon reflektimin e tij që vendi nuk mund t’u lihet elitave,”-tha në fjalën e tij Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll