Politike

Basha kundër? Meta: Problem po të ishte Berisha, jam njësoj me të

1 Shkurt 2022, 19:18 Nga DOSJA
Basha kundër? Meta: Problem po të ishte Berisha, jam njësoj me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta duket se nuk i ka problem sulmet e kryedemorkatit Lulzim Basha. Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, Meta u shpreh se problem për të do të ishte po të kishte kundër liderin historik të Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shtoi se ai dhe Berisha kishin shumë të përbashkëta, por edhe ndasi që gjithësesi nuk kishin rezultuat fatale për miqësinë e tyre.

“Basha kundër meje? Problem po të ishte po të kisha kundër liderin historik. E kam fjalën për Berishën? Po pse pyetje është kjo? Magnet i kësaj toke është… Të gjithë e kemi arritur vetë me punë dhe këmbëngulje pa dhurata. Kur mësohesh me dhurata e humbet masën, prandaj nuk duhen llastuar edhe fëmijët. Na bashkon edhe interesi kombëtar. Këto janë gjëra që dihen nga të gjithë. S’jemi marrë vesh akoma për 29 nëntorin, për shembull,”-tha në fjalën e tij Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha sali berisha ilir meta lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll