Politike

Ç’ndodh po u shkarkua Meta? Dervishaj: S’mund të ndodhë, nuk ka çështje!

1 Shkurt 2022, 18:24 Nga DOSJA
Ç’ndodh po u shkarkua Meta? Dervishaj: S’mund të

TIRANË– Këshilltari ligjor i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka bërë edhe njëherë me dije të gjitha pikat e forta të mbrojtjes së tij kundër shkarkimit nga detyra të kreut të shtetit. Pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, ai ka bërë me dije se shkarkimi i Metës nga Kuvendi është bërë nga legjislatua e vjetër. Ndërkohë që edhe njëherë është shprehur se nuk mund të ketë shkarkim, pasi nuk ka një çështje. 

“Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin për të gjithë trupën gjyqësore. Kemi deklaruar se do të ndjekim deri në fund këtë gjykim. Relatorja në këtë çështje është caktuar pa short. Vihet në dyshim anshmëria. Nëse Meta shkarkohet? Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim,“-tha ndër të tjera Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: ‘Maratona’ në Kushtetuese/Meta kërkon “shkarkim” të ri, shtyhet seanca për të enjten

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll