Aktualitet

Kapet shqiptari në shtëpi bari, gjykatësi britanik: Nuk ka kuptim kjo që ke bërë

1 Shkurt 2022, 16:19 Nga DOSJA
Kapet shqiptari në shtëpi bari, gjykatësi britanik: Nuk ka kuptim

ANGLI- Një gjykatës i kërkoi sot një shqiptari të arrestuar në një shtëpi bari në Bradford të përhapte fjalën në Shqipëri se emigrantët e paligjshëm do të futen në borxhe të mëdha për të shkuar atje dhe për të përfunduar në burg. 23-vjeçari Markelian Baku u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me 150 bimë në Spring Place, Great Horton, më 3 janar. Thetelegraphandargus shkruan se pasi dha vendimin për të burgosur shqiptarin, për 10 muaj, gjykatësi Jonathan Rose tha se kjo që bëjnë ata është pakuptim.

“Kur të ktheheni në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të të dëgjojë se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë. Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri” ,tha Rose.

Prokurori Eddison Flint i tha gjykatës së Bradford Crown se policia ishte thirrur për një incident të dhunës në familje, por asgjë e tillë nuk po ndodhte në atë adresë. Dhe kështu kur në momentin që po largoheshin nga vendi ata vunë re Bakun duke u larguar nga pjesa e pasme e pronës dhe u fsheh në një kopsht me një sërë çelësash të shtëpisë.

Kur policia kontrolloi pronën, gjeti një fermë komerciale kanabisi me 81 bimë të mëdha në katër dhoma dhe një fidanishte me bimë më të vogla që ofronin një prodhim të mëvonshëm. Matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar dhe kishte drita me fuqi të lartë, ventilatorë elektrikë dhe transformatorë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eddison flint great horton markelian baku shtepi bari ne angli eddison flint great horton markelian baku shtepi bari ne angli

Sondazh

Poll