Sport

Pas 6 vitesh, Regi Lushkja ndahet me kurbinasit e Laçit, largohet drejt Moldavisë…

1 Shkurt 2022, 11:16 Nga DOSJA

TIRANE Pas 224 ndeshjesh në Superligën shqiptare dhe një përvoje 6-vjeçare në radhët e skuadrës kurbinase të Laçit, mesfushori kavajas Regi Lushkja, do të largohet për t’u bashkuar me Sheriff Tiraspolit.

Dhe s’ka se si më bukur, ai ishte protagonisti i fitores laçjane 1-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e tij të fundit me fanellën kurbinase. Para se të largohet drejt Moldavisë, Lushkja është ndarë me miqtë…

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj që nga sot nuk do jem pjesë e KF Laçi.

Faleminderit presidentit, trajnerëve, lojtarëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjatë këtyre 6 vite si pjesë e ekipit prestigjioz KF Laçi. Mirënjohje e veçantë për tifozët e ekipit të Laçit që na kanë përkrahur gjithmonë. Këto kanë qenë vitet më të mira të karrierës time si profesionist.

Uroj dhe shpresoj që karriera ime të vazhdojë të jetë dhe më e sukseshme, ashtu sikurse besoj që ekipi i Laçit do vazhdoje rrugën drejt sukseseve të mëtejshme. E ardhmja ime i përket një skuadre tjetër në vazhdim, por kjo është një mirupafshim nuk është një lamtumirë! Me respekt, i juaji Regi Lushkja! Para Laçi”, shkruan Lushkja në faqen e tij në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fitores laçjane 1-0 ndaj partizanit kurbinasit mesfushori i laçit regi lushkja fitores laçjane 1-0 ndaj partizanit kurbinasit mesfushori i laçit regi lushkja

Sondazh

Poll