Sport

Douglas Costa, ‘OK’ për Los Angeles Galaxy: marrëveshje deri në fund të qershorit…

1 Shkurt 2022, 10:31 Nga DOSJA

SHBA – E ardhmja e Douglas Costa nuk do të jetë te Juventusi, i cili po përjeton përvojën e trishtuar në Brazil me fanellën e Gremios. Raportohet se sulmuesi brazilian së shpejti do të nënshkruajë me Los Angeles Galaxy.

Madje tani është postuar edhe një foto me fanellën e tij të re, në pritje të zbardhjes së detajeve përfundimtare burokratike të kontratës.

Douglas Costa ka dhënë “OK” për një transferim deri në 30 qershorin e ardhshëm, kur kontrata ekzistuese me Juventusin do të përfundojë, kohë në të cilën bardhezinjtë do ta humbasin lojtarin brazilian pa asnjë kosto.

Ndërkohë Los Angeles Galaxy do të ketë kështu mundësinë të vlerësojë mbi të gjitha gjendjen e tij fizike, përpara se të shqyrtojë një blerje të përhershme të sulmuesit. Në SHBA, Douglas Costa do të përpiqet të zbusë zhgënjimin për rënien e Gremios, në Serinë B braziliane për herë të tretë në historinë e tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazilianët rafinha dhe douglas costa douglas costa los angeles galaxy rënien e gremios brazilianët rafinha dhe douglas costa douglas costa los angeles galaxy rënien e gremios

Sondazh

Poll