Sport

Bashkëshortja e Abidalit: “Tradhëtia akt i ndërgjegjshëm, burri im nuk e shmangu”…

1 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA
Bashkëshortja e Abidalit: “Tradhëtia akt i

FRANCE Ndërkohë që policia franceze vazhdon hetimet për të identifikuar përgjegjësit për sulmin e Kheira Hamraouit, gruaja e Eric Abidal ka rrëfyer tradhtinë e burrit të saj me lojtaren e PSG-së:

“Burri im e ka takuar kur ajo ishte drejtor sportiv te Barcelona. Fakti që ajo vinte nga Lioni, si ne, na u afrua dhe burri im më kërkoi ta prezantoja me mjedisin. U bëmë miq, ajo takoi fëmijët e mi.

Unë e ndihmova të përshtatej, siç kam bërë me shumë të tjerë, derisa me kalimin e kohës zbulova se ajo sillej çuditërisht dhe ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme me burrin tim dhe burrat e tjerë.

Kështu që unë i ndërpreva lidhjet, siç bëjnë të gjithë për të mbrojtur familjen e tyre. Nuk dëgjova më kurrë për të… deri në këtë histori,”– tha Haayet Abidal për ‘Le Parisien’.

“Jam e shkatërruar. Kjo vajzë erdhi në shtëpinë time, i hapa dyert e shtëpisë sime, e mbështeta gjatë ndeshjeve të saj në Barcelonë… Tradhtia është një akt i vetëdijshëm që një burrë, apo një grua, mund ta shmangë. Burri im mund ta shmangte atë, por nuk e bëri.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abidal ishte drejtor sportiv i klubit katalanas burrit të saj me lojtaren e psg drejtor sportiv te barcelona gruaja e eric abidal kheira hamraouit situata tek barcelona abidal ishte drejtor sportiv i klubit katalanas burrit të saj me lojtaren e psg drejtor sportiv te barcelona gruaja e eric abidal kheira hamraouit situata tek barcelona

Sondazh

Poll