Sport

Italia në zi, ndërron jetë ish-presidenti i klubit të Serisë A

1 Shkurt 2022, 09:00 Nga DOSJA
Italia në zi, ndërron jetë ish-presidenti i klubit të

ITALI – Një lajm i trishtë për futbollin italian ka ardhur në orët e para të së martës, teksa ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, Maurizio Zamparini, ish-presidenti i Palermos por edhe Venezias. Zamparini ishte shtruar në spital për shkak të një komplikimi me zorrën e trashë, ndërsa në fund është dorëzuar dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejën ndaj vdekjes.

Ndërkaq, arritjet e Zamparinit në futbollian italian janë për t’u vlerësuar, teksa pati sukses me Palermon, madje duke e dërguar klubin siçilian deri në Europë, ndërsa zbuloi edhe lojtarë që më pas bënë histori si Cavani, Pastore, Dybala apo Amauri. Por, pas problemeve financiare me klubin, Zamparini vendosi të tërhiqej nga bota e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport palermo seriea zamparini palermo seriea zamparini

Sondazh

Poll