Sport

E bujshme nga Franca! PSG eliminohet nga Kupa, një ish bëhet hero, kualifikohet Nice

1 Shkurt 2022, 07:48 Nga DOSJA

FRANCE E kemi përmendur shpesh mallkimin e PSG-së, kur kryqëzon rrugët me një ish-pjesëtar të shtëpisë. Këtë të hënë në mbrëmje, është një lojtar i huazuar te Nice kontribuoi në eliminimin e skuadrës pariziene nga Kupa e Francës.

Ky ishte Marcin Bulka, portieri i Nice, i cili ndaloi gjuajtjet e Leandro Paredes dhe Xavi Simons gjatë ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt e ndeshjet ishte mbyllur 0-0.

Ashtu si edhe dhjetorin e kaluar, në javën e 16-të të Ligue 1 (0-0), Paris dhe Nice nuk arritën të shënonin në përballjen midis tyre. Në fillim të pjesës së dytë, Kluivert humbi ballë për ballë kundër Donnarumma (48’), ndërsa më vonë Marco Verratti për pak sa nuk shënoi, por gjuajtja e tij u ndalua nga Todibo (68’).

Hyrja në lojë e Kylian Mbappé në vend të Mauro Icardi nuk ka ndryshuar asgjë për PSG-në. Dhe nëse Messi, gjithashtu i padukshëm, thuajse shpëtoi ndeshjen (90’ + 1), parizienët, të privuar nga Di Maria, Neymar, Wijnaldum, Hakimi, Gueye apo Marquinhos, në përgjithësi ishin zhgënjyes.

Nice shfrytëzoi rastin për të siguruar vendin e saj në çerekfinale. Schneiderlin, Todibo, Atal, Gouiri, Guessand dhe Dante, i cili i ofroi vetes një Panenka, arritën të shënojnë kurse Delort gaboi para Donnarummas. Për parizienët, Messi, Mbappé, Draxler, Verratti dhe Bernat e mashtruan Bulkën, i cili priti gjuajtjet e Paredes dhe Xavi Simons.

I huazuar nga Paris SG me një opsion blerjeje prej 2 milionë euro në fillim të sezonit, Marcin Bulka nuk kishte luajtur kurrë në “Parc des Princes” dhe për këtë arsye “zbuloi” aftësitë e tij për klubin e Nice.

I eliminuar nga Nice, PSG nuk do të jetë i pranishëm në çerekfinalet e Kupës së Francës për herë të parë që nga sezoni 2013-2014. Atë sezon, parizienët ishin eliminuar nga Montpellier (1-2). Parisi ka luajtur 7 finalet e fundit të këtij kompeticioni (6 fitore, 1 humbje).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo fitoren e psg-së në saint-etienne marcin bulka mbrojtësin e psg-së portieri i nice skuadrës pariziene nga kupa e francës drejtori i psg leonardo fitoren e psg-së në saint-etienne marcin bulka mbrojtësin e psg-së portieri i nice skuadrës pariziene nga kupa e francës

Sondazh

Poll