Bota

Bullizmi ndaj mësuesit, zv.ministri i arsimit: Secili është i lirë të bëjë ç’të dojë

1 Shkurt 2022, 12:31 Nga DOSJA
Bullizmi ndaj mësuesit, zv.ministri i arsimit: Secili është i

KOSOVË– Zëvendësministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovic ka reaguar për rastin e mësuesit të Biologjisë, Lulzim Pacit, i cili u bullizua pas videos së shpërndarë në ‘Tik Tok’. Pupovic u shpreh se secili prej nesh është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e tij.

Nuk e kemi parë të arsyeshme të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut. Unë mendoj që tani edhe opinioni në një mënyrë ka marrë qëndrim rreth asaj dhe nuk kam çfarë të shtoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Pupovci.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni dukagjin pupovci lulzim paci vallezimi i lulzim pacit dukagjin pupovci lulzim paci vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 23:00

Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

VUSHTRI– “I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çfare e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla,”-mohimi i gjakut të tij i ka mbushur s...

Bota 31 Janar 2022, 22:31

Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të t...