Bota

Solidarizim me mësues Pacin!Artistë, politikanë dhe policë kërcejnë vallen shqiptare

1 Shkurt 2022, 11:05 Nga DOSJA
Solidarizim me mësues Pacin!Artistë, politikanë dhe policë

TIRANË– Të gjithë në Tik Tok po kërcejnë vallen shqiptare. Kjo është ‘sfida’ e cila është nisur në këtë rrjet për të shprehur solidarizimin kundrejt profesorit të Biologjisë, Lulzim Pacit. Këngëtarja Dafina Zeqiri, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dietologia Blerina Bombaj, bloggeri Olti Curri, punonjës në biznese të ndryshme, njësia speciale e Kosovës, fëmijë dhe qytetarë po kërcejnë nën ritmet e valles popullore shqiptare.

‘Vallja është kulturë jo krim. Me ty profesor Lulzim Paci, respekte.’- shkruhet në videot e ndara në Tik Tok.

E gjithë zanafilla e zhurmës së krijuar për Lulzim Pacin, nisi nga videoja e shpërndarë nga deputetja Ujkani, e cila kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit marrjen e masave dhe shkarkimin e tij nga puna. Kjo pasi sipas saj vallëzimi ishte i pahijshëm e denigrues. Por duket se e gjitha është kthyer në “boomerang”, pasi mësuesi, i cili shfaqej duke kërcyer valle shqiptare, ka ngjallur reagime të forta. Personazhe të njohur në Kosovë e Shqipëri, kanë dalë krah tij, duke e imituar në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa pamjet e mësuesit duke u përlotur për shkak të komenteve kanë bërë xhiron e rrjetit duke i prekur të gjithë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora lulzim paci vallezimi i lulzim pacit lulzim paci vallezimi i lulzim pacit

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 23:00

Përse qau në televizion mësuesi nga Vushtria?

VUSHTRI– “I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çfare e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla,”-mohimi i gjakut të tij i ka mbushur s...

Bota 31 Janar 2022, 22:31

Disney+ vjen në Shqipëri

TIRANË- Gjigandi i kinematografisë, Disney, do të vijë në Shqipëri me platformën Disney+ gjatë verës 2022, si një skemë zgjerimi në rajon e kontinente të t...