Sport

Juventus fiton para. Mbush ‘kasafortën’ me Kulusevskin, Bentancur dhe Ramsey

1 Shkurt 2022, 06:44 Nga DOSJA

ITALI – Goditje e trefishtë për Juventusin në ditën e fundit të merkatos. Bardhezinjtë kanë zyrtarizuar shitjen e Dejan Kukusevskit dhe Rodrigo Bentancur te Tottenham dhe gjithashtu kanë sistemuar Aaron Ramsey te Glasgow Rangers në Skoci.

Kulusevski e nis me formulën e kredisë 18-mujore prej 10 milionë euro, së cilës duhet t’i shtohen edhe 35 milionë euro në rast të riblerjes së detyrueshme, me arritjen e objektivave të caktuara. Nga ana tjetër, Bentancur largohet përfundimisht nga Torino për 19 milionë euro, plus 6 të tjera bonuse. Ramsey është në huazim me të drejtë blerjeje në Skoci. Në total, janë potencialisht 70 milionë euro që hyjnë në arkat e Juventusit dhe “lehtësojnë” shpenzimet për Vlahovicin.

“Juventus njofton se ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspur, për shitjen e përkohshme deri më 30 qershor 2023 të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Dejan Kulusevski për një shumë prej 10 milionë euro, nga të cilat 3 milionë për sezonin futbollistik 2021/2022 dhe 7 milionë për sezonin futbollistik 2022/2023. Përveç kësaj, marrëveshja parashikon: detyrimin nga ana e Tottenhamit për të fituar të drejtat sportive të futbollistit me arritjen e objektivave të caktuara gjatë sezonit 2022/2023. Vlera e rënë dakord për shitjen përfundimtare, në të dyja rastet, është 35 milionë euro, e pagueshme në pesë vite financiare”, – thuhet në njoftimin për shtyp të Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aaron ramsey te glasgow rangers aksionerëve të juventusit gjashtë lojtarë drejt largimit nga juventus rodrigo bentancur te tottenham shitjen e dejan kukusevskit aaron ramsey te glasgow rangers aksionerëve të juventusit gjashtë lojtarë drejt largimit nga juventus rodrigo bentancur te tottenham shitjen e dejan kukusevskit

Sondazh

Poll