Editorial

Primaret, më mirë vonë se kurrë

1 Shkurt 2022, 09:06 Nga DOSJA
Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri Lika

PRIMAR mb. libr.

shih PARËSOR,~E. Materia është primare.

PARËSOR mb. libr.

Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Primar”. Pra, është diçka që qëndron në vend të parë për nga rëndësia. Personalisht, do të kisha dashur që këto primare të kishin ndodhur shumë vite më parë në mënyrë që të kishin shkurtuar periudhën e tranzicionit e cila ka që në vitin 1990 që po vazhdon, e megjithatë siç thotë populli “Më mirë vonë se kurrë”.

Çfarë janë zgjedhjet primare?

Kur u ndesha me këtë term gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 kandidatëve vendorë, fillova të hulumtoja në lidhje me këtë procedurë e cila, për fat të keq nuk kishte ndodhur kurrë më parë në vendin tonë. Dhe kuptova se zgjedhjet primare, janë procedura të brendshme që përdoren nga partitë politike për të përzgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojnë ato në zgjedhje. Kuptova së këto lloj zgjedhjesh,  janë një shembull i proceseve të përzgjedhjes me pjesëmarrje të lartë ku anëtarët e zakonshëm (dhe në disa raste edhe votuesit në përgjithësi) kontrollojnë procesin. Pra procesi kontrollohet nga votuesi. Ato kanë përparësi të mëdha përkundër përzgjedhjeve të kryetarëve që janë bërë deri më tani e që na kanë dhuruar deputetë mediokër apo nga ata të cilët habiten kur e shohin veten kandidatë. Kuptova se zgjedhjet primare i ndihmojnë partitë politike të zgjedhin kandidatët që kanë më shumë gjasa të fitojnë zgjedhjet, duke u konsultuar me një numër të madh votuesish që ka të ngjarë të votojnë për ta.

Ato promovojnë një proces demokratik përpara mbajtjes së zgjedhjeve. U japin kandidatëve një mandat dhe legjitimitet të qartë pasi vendimi është marrë nga anëtarët e partisë dhe jo vetëm nga drejtuesit e tyre. U japin partive, kandidatëve dhe propozimeve të tyre një shikueshmëri të madhe publike, anëtarëve të zakonshëm kapacitet të madh vendimmarrës dhe i përfshijnë ata në strategjinë dhe vendimet kryesore të partisë. Ndihmojnë degët e partive të kapërcejnë elitat partizane jopopullore. Unë kuptova se ky lloj procesi zgjedhor, shërben për njohjen më të mirë të kandidatëve potencialë, se është një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar procesin e vendimmarrjes përtej kufijve të militantizmit të rreptë politik partiak.

Në një situatë të tillë në të cilën është zhytur shoqëria shqiptare, ku korrupsioni ka kapur majat, kur partia më e madhe opozitare është bërë peng e pazareve dhe ndarjes së territoreve ekonomike me qëllim përfitimin, është e nevojshme që ne, qytetarët, të njohim politikanët të cilët në atë ardhmen do të marrin vendimet dhe të vendosim për ta. Është e nevojshme, tani më shumë se kurrë, që gjërat të bëhen në një mënyrë tjetër, më efikase dhe transparente, duke ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet e mëparshme. Pa këtë, nuk do të jetë e mundur të rikuperohet besimi që partitë politike kishin në periudhën fillestare të tranzicionit, gjë të cilën tashmë e kanë humbur plotësisht.

Ky është pikërisht momenti i cili përcakton se Shqipëria mund të eci në dy drejtime: të krijojë demokracinë e shumëkërkuar ose ta gërryejë përfundimisht atë. Ky moment ka potencialin të jetë një pikë kthese e vërtetë në politikën shqiptare. Kjo sepse sistemi politik në Shqipëri, është totalisht i diskretituar, qytetarët nuk kanë aspak besim tek institucionet thelbësore për demokracinë si qeveria, parlamenti dhe tek partitë politike. Tani për tani, institucionet dhe partitë tradicionale janë aq të diskredituara sa që i bie barra qyetarëve që ta ndryshojnë këtë pamje. A mundemi ne ta ndryshojmë këtë?

Nuk jam shumë e sigurt që këto zgjedhje mund ta ndryshojnë këtë skenar por jam e sigurt se kjo mënyrë përzgjedhje kandidatësh është një pikënisje e mirë. Nëse fillojmë të krijojmë një sistem të ri përzgjedhjeje, siç janë primaret, mendoj se në zgjedhjet e përgjithshme kjo mënyrë do të na japë deputetë të vërtetë dhe jo servilët, të paditurit, vasalët dhe mediokrit e deritanishëm. Unë i dua primaret, paçka se nuk jam pjesë e tyre, as si kandidate e as si përzgjedhëse, sepse unë e dua rrugën demokratike të përzgjedhjes së atyre që hartojnë politikat dhe që do të ndikojnë jetën e vendit tim sot dhe në të ardhmen.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial meri lika zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022 meri lika zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...