Editorial

Zgjedhjet e pjesshme, dhuratë për Ramën dhe shpëtim për opozitën

18 Janar 2022, 12:51 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme, dhuratë për Ramën dhe shpëtim për

Nga Dosja.al

Zgjedhjet e pjesshme lokale duket se do të zhvillohen në muajin mars. Në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe në fund Lushnje duhet të ishin zhvilluar tashmë zgjedhjet e parakohshme, pasi kryetarët kanë kohë që janë larguar. Deri sot përgjegjësia ishte mbi Presidentin. Ilir Meta nuk i dekretonte zgjedhjet e parakohshme sepse priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjesë dhe në shumicën e bashkive u votua me 1 kandidat. Sipas kreut të Shtetit, zgjedhjet nuk duhet të quheshin të vlefshme, si rrjedhim të 61 mandatet që dolën nga 30 qershori nuk duhet të quheshin të vlefshme dhe nuk kishte asnjë arsye që të ribëheshin zgjedhjet vetëm në 5 ose 6 bashki.

Një vendim i Kushtetueses, në vijim të argumentit të Presidentit, do ta krijonte terrenin për zgjedhje të parakoshhme lokale, nëse do të shpalleshin të pavlefshme ato të 30 qershorit. Në të kundër, nëse Kushtetuesja i shpallte të vlefshme, Meta do ta çonte në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg, për një vendim të drejtë. Me gjithë sa kishte deklaruar, dekreti i presidentit të Zgjedhje të parakohshme, do të dilte vetëm nëse bëhej fjalë për përsëritjen e zgjedhjeve në të 61 bashkitë, prandaj të premten e 14 janarit, kur doli në konferencë shtypi për të filluar procedurën për zgjedhje të pjesshme, Meta i befasoi të gjithë. Megjithëse Kushtetuesja ka marrë tashmë një vendim që të mos shprehet për vlefshmërinë e 30 qershorit, megjithëse në bazë të Kushtetutës, Presidenti nuk mund ta shtyjë më dekretin për zgjedhjet e pjesshme, fillimi i procedurës është në fakt kundër qëndrimeve të tij të mëparshme.

Vendimi i papritur duket se nuk lidhet me bindjen e tij se zgjedhjet e 30 qershorit duhen përsëritur për shkak të pavlefshmërisë. Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, Meta legjitimon 55 kryetarët e bashkive të tjera dhe si rrjedhim 30 qershorin. Pranon nën zë legjitimitetin e zgjedhjeve moniste, megjithëse deklaroi se do ta çonte deri në Strasburg. Megjithëse e justifikon këtë me interesin e qytetarëve të 6 bashkive, duket se dalja e parakohshme në zgjedhje, do të jetë më shumë një minitest për betejën brenda Partisë Demokratike. Është vonë për qytetarët, që kanë kohë pa kryetarë bashkie, që ta kenë kryetarin vetëm 1 vit përpara skadimit të mandatit dhe është herët për opozitën e përçarë që të futet në një betejë me ramën ku mund t’i humbasë prapë të gjitha dhe të legjitimojë kështu edhe 25 prillin, si një rezultat i drejtë dhe jo si rrjedhim i masakrës zgjedhore. E vetmja vlerë e zgjedhjeve të parakohshme, mbetet gara brenda PD-së, që nuk u zgjidh dot as me Kuvendet, as me referendumin dhe as me përleshjen e 8 janarit. Në këto kushte, më shumë përkrahësit e Berishës se ata të Bashës, kërkojnë votim. Një votim që Lulzim Basha nuk e do, por është i vetmi që mund ta bëjë duke patur selinë, vulën dhe emrin, shkruan Dosja.al.

Ndërhyrja e Metës, në një moment oportun ligjor, por edhe politik, i jep Berishës atë që do, përballjen me votë kundër Bashës. Megjithëse 6 bashkitë mund t’i fitojë Rama, për shkak të përçarjes së opozitës, Berisha dhe Basha do të hyjnë në zgjedhje për vendin e dytë. Ai që merr më shumë vota merr përfundimisht të drejtën për të mbajtur asetet e Partisë Demokratike. Vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve vendore që do të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të 2023, për opozitën nuk ndryshon asgjë nëse fiton ndonjë nga 6 bashkitë, me mandat të kufizuar. Ramës i duhen zgjedhjet e pjesshme të marsit, vetëm që të fitojë moralisht mandatin që fitoi materialisht në 25 prill dhe, bashkë me legjitimitetin e 25 prillit edhe atë të 30 qershorit. Një dhuratë e shtrenjtë për Ramën, si e vetmja mundësi për të shmangur shpërbërjen e opozitës nëpër përleshje me qysqi dhe gaz lostsjellës.

Nga Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial dosja.al edi rama lulzim basha zgjedhjet e pjesshme lokale zgjedhjet lokale dosja.al edi rama lulzim basha zgjedhjet e pjesshme lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...