Editorial

Autokratët i duan votimet!

11 Janar 2022, 19:18 Nga DOSJA
Autokratët i duan votimet!

Nga Meri Lika

Në gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të njëjtën kohë kaq e paplotësuar, kaq e rëndëishme dhe në të njëjtën kohë kaq zhgënjyese. Demokracia në gojën e Bashës është tjetër dhe demokracia në veprimet e tij është tjetër e kjo e fundit nuk jep asnjë lloj legjitimiteti, besimi dhe shprese.

Shumë njerëzve iu është dukur se kanë qenë në ëndërr kur në vitin 2007, në Kongresin e Partisë Komuniste Kinezë, presidenti Hu Jintao përmendi më shumë së 60 herë fjalën “demokraci”. Personi që reklamoi veten si mbrojtës të demokracisë nga ana tjetër nuk lejonte që në vend, të kryheshin zgjedhje. Asnjë udhëheqës, nuk do që të konsiderohet si jodemokrat. Sot, çuditërisht, edhe diktatorët më të mëdhenjë, promovojnë se ata i duan zgjedhjet dhe votën e lirë.

Por kjo dashuri ndodh vetëm në ato raste kur ata e kanë të sigurt fitoren (me çfarëdo lloj mjeti), kur e dinë mirë se vota nuk e rrezikon karrigen e tyre, dhe në rastet kur shohin se pozitat po iu lëkunden ata krijojnë lloj – lloj artificash dhe shmangiesh nga demokracia, duke marrë vendime dhe nxjerrë urdhëresa, madje duke iu mohuar qytetarëve edhe të drejtën më elementare: votën (si rasti i Kinës), në mënyrë që të krijojnë rreth vetës idenë e “demokracisë” por, ky koncept duhet të jetë vetëm sipas stilit dhe dëshirës së tyre.

Këtë lloj personalitet udhëheqësi, më ka sjellë në mendje Lulëzim Basha, këto kohët e fundit. Lulëzim Basha është, pa asnjë dyshim, një autokrat, i cili po përpiqet me çdo formë dhe mënyrë që t’i mohojë të drejtën shumicës dhe të shkel demokracinë. Prej datën 9 shtator e deri më sot ai duke menduar se po siguron karrigen, e vetmja gjë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë është vulosja e fundit të karrierës së tij politike.

Për një politikan fundi i tij politik vjen atëherë kur fundi i duket një fillim, kur errësira në fund të tunelit i duket dritë, e në kushtet e një pasqyrimi të tillë oazik, politikani, krejt pavetëdije, por i pushtuar nga babëzia e pushtetit dhe pazareve, kryen aktin e tij të fundit, duke u vetëvrarë politikisht. Vendimin për vdekjen e tij politike Lulëzim Basha, të cilin e ka firmosur dalëngadalë por me padurim prej datës 9 shtator, ditën e shtunë e vulosi, me politikën e vulës, të bukerizimit dhe të përjashtimeve.

Në një organizatë, politike ose jo, apo edhe në zgjedhjen e qeverisjes, vota është pika kyçe që e ndan demokracinë nga diktatura. Vota nuk shërben vetëm si mjet për të zgjedhur qeverisjen por edhe si mjet për të zgjidhur konfliktet, për të qartësuar idetë, për të përfaqësuar shumicën e vërtetë dhe për të çuar përpara një shoqëri ose një organizatë.

A është Lulëzim Basha i gatshëm t’i nënshtrohet procesit të votës?

Po ta pyesësh ai sigurisht që do të përgjigjet se nuk i trembet votës, se ai i do votimet, por kur të vijë puna për ta kryer këtë proces ai do bëj votimet që do dhe si i do ai. Autokratët i duan votimet, ata nuk kanë asnjë faj që fjala “demokraci” nuk ka një përkufizim ligjor të përcaktuar dhe kjo mungesë e kthen demokracinë në duart dhe në gojën e tyre thjesht në një çështje që mund të interpretohet në shumë mënyra.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial editorial nga meri lika meri lika editorial nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...

Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...