Editorial

Ndërhyrjet e SHBA për të emëruar opozitën në 6 mars

29 Janar 2022, 17:51 Nga DOSJA
Ndërhyrjet e SHBA për të emëruar opozitën në 6

Nga Enton Abilekaj

Përpara partive në zgjedhjet e 6 marsit ka hyrë SHBA. Takimet me Bashën dhe deklaratat që përgënjeshtrojnelë Berishën dhe paralajmërojnë PD, janë hyrja para kohe në një fushatë që nuk ka filluar akoma. Një fushatë që nuk ka asnjë vlerë për 6 bashkitë, por vlen shumë për të kuptuar cila është opozita e vërtetë. Në këtë kontekst diplomatët amerikanë, nga Yuri Kim tek DASH, duan të emërojnë opozitën që zgjedhjet ta gjejnë fakt të kryer.

Nëse do të kenë impaktin e duhur tek votuesit dhe do ta emërojnë opozitën, do të justifikohej “non grata” dhe do konfirmohej projekti “Shqipëria 2030” i Edi Ramës, por demokracia do merrte fund përfundimisht. Zgjedhjet e 6 marsit do tregojnë nëse do i jepet fund demokracisë që te justifikohet një vendim i marrë në Washington, apo do vendoset me votë nëse Berisha duhet të largohet.

Berisha duhet të largohej që në 2013, kur 1 milion vota e refuzuan qeverisjen e tij dhe politikën antidemokratike të marrjes nën kontroll të institucioneve. Berisha duhet të largohej kur iu vranë 26 burra, gra e femijë, duhet të ikte me turp kur urdhëroi sulmin me armë ndaj protestuesve në 21 janar, duke shkaktuar 4 viktima. Duhet të mos rikthehej më pas 1997, pas 14 shtatorit 1998.

Në gjithë këto data, ajo e 2013, ishte përgjigja përfundimtare për aktivitetin e tij politik. Atëherë ai u hoq me votë, pavarësisht mbështetjes së hapur amerikane, pavarësisht sfidantit të etiketuar si drejtues i celulës antiamerikane. Sepse vota vendosi më drejt se konjuktura ndërkombëtare.

Sot, kur konjuktura ndërkombëtare, me disa vjet vonesë, ka shkuar te vota e vitit 2013 dhe po merr vendime me më shumë se 8 vjet vonesë, vota është në agoni. Zgjedhjet e 25 prillit ishin dëshmia e shtypjes që një pushtet absolut i bën vullnetit të votuesve, reagimet ndëroombëtare ishin dëshmi e vonesës fatale që këtë herë ishte vendimtare.

Nëse do të donin një verdikt të drejtë për Berishën, miqtë perëndimorë të Shqipërisë, nuk kanë pse të bëjnë deklarata dhe takime për të ndikuar në zgjedhjen e votuesve. Ata do të votojnë për qeverisjen lokale duke patur parasysh dhe qeverisjen qëndrore. Rama dhe Basha i kanë mundësitë, me shumë se Berisha, të bëjnë fushatë në terren dhe në media. Miqtë perëndimorë, mund të ndihmonin për atë që mungon, votën e lirë, të pablerë, të pashantazhuar, të parefuzuar.

Vetëm kështu, edhe ata vetë, do të kuptojnë mbështetjen për secilin politikan, madje edhe për vendimet e tyre. Vetëm kështu, jo vetem ata, do të kuptojnë nëse kjo klasë politike përfaqëson vërtetë vullnetin e votuesve dhe nëse Berisha vërtet është një politikan i perënduar që duhet të largohet për të mos mbajtur peng opozitën. Të paktën të lexojnë raportin e OSBE- ODIHR, që ta kenë më të lehtë për të kuptuar se kush po e minon demokracinë dhe si mund të ndihmohen shqiptarët në këtë moment të vështirë.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial enton abilekaj lulzim basha yuri kim zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 enton abilekaj lulzim basha yuri kim zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...