Editorial

‘Basha ik’ dhe narcizizmi kolektiv i PD-së së vulës

22 Janar 2022, 08:24 Nga DOSJA
‘Basha ik’ dhe narcizizmi kolektiv i PD-së së vulës

Nga Meri Lika

Në një nga takimet e stisura të Lulëzim Bashës, dikush që mendonte ndryshe dhe thirri “Basha ik” u gjend papritur e pakujtuar, i mbërthyer nga duart e policisë.

E kam të pamundur të kuptoj se përse policia i privon lirinë (qoftë edhe për pak minuta) një qytetari të thjeshtë i cili thërret në rrugë “Basha ik”.

Para disa kohësh rastësisht më ra në dorë, në fakt më ra në internet, analiza e një libri me titull “The child in America: Behavior problems and programs” të autorit amerikan William Isaac Thomas. Dikush që analizonte këtë vepër, kishte arritur në konkluzionin se “Thomas studioi sesi truri ynë merr diçka nga mjedisi i tij shoqëror (familja, puna, intimiteti, edukimi, etj.) dhe, prej andej, e përdor atë si referencë, në mënyrë të tillë saqë eleminon alternativat e tjera, ndër të cilat mund të jetë edhe alternativa reale. Kështu ai e motivon sjelljen e tij drejt krijimit të një realiteti të ri jo real të cilin çuditërisht, më shumë e beson vetë.”

Nën këtë analizë e shikoj unë sot situatën e Lulëzim Bashës, një diktatoruc të vogël, nga ata që mundohet të rrëshqasin e zvarriten me shpresën se duke mos e parë realitetin në sy por, duke besuar vetëm realitetin që kanë krijuar në mendjen e tyre me shpresën se një ditë do të arrijnë majat, të mbështjellë në narcizizmin e tyre.

Ai nuk është një narcizist i thjeshtë nga ata që besojnë se vetëm ai është më i miri, më i bukri, më i zoti etj, etj, etj. Jo, ai tashmë ka krijuar një narcizizëm grupi (kolektiv), ku të gjithë së bashku mendojnë se për rolet që i kanë vetëvendosur vetes, janë ata dhe vetëm ata të aftë e askush tjetër.

E kanë analizuar shumë psikologë këtë lloj narcizizmi dhe pothuajse të gjithë kanë arritur në përfundimin se narcizizmi kolektiv është i pangopur, ai nuk duhet ngatërruar me tribalizimin që është i natyrshëm për natyrën njerëzore. Narcizizmi kolektiv ka tundimin e madh për të ngritur të parëndësishmen në kufijtë e penales duke u vetëviktimizuar, ai përqendrohet në ndërtimin e paragjykimeve të jashtme. Këto lloj grupesh bërtasin duke treguar se ndjehen të ofenduar nga hiçi dhe në thelb të tyre krijojnë një besim në madhështinë e ekzagjeruar të grupit të vet e cila shoqërohet me kërkimin e vërtetimit të kësaj madhështie edhe nga jashtë.

Vërtetimi i madhështisë që kërkohet nga jashtë, “zakonisht përkthehet në kërkesën për të marrë trajtim të privilegjuar, pasi narcisizmi ka një neveri ndaj barazisë”. Por problemi i përkthimit të tyre kolektiv nuk është nervi i tyre antibarazitar, por nxitja e tyre e dhunshme. Dhe kjo, gjithmonë sipas psikologëve, është e rrezikshme sepse, kur fryn artificialisht imazhin e grupit tënd, sheh një kërcënim në çdo gjë ose një pretekst për përballje, që është e njëjta gjë.

Gjithmonë sipas mendimit tim krejt modest, Lulëzim Basha dhe pakica e tij janë duke notuar në një narcizizëm të tillë grupi.
Ky grup narciziztësh është duke kërkuar që shoqëria të mendoj se këta dhe vetëm këta janë shpëtimi i shqiptarëve, se këta dhe vetëm këta janë ata që mendojnë për të varfërin, për njeriun e thjeshtë për të ardhmen e Shqipërisë, se këta dhe vetëm këta janë ata që dinë ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen tonë, madje dhe ta parashohin atë.

Duke kërkuar vërtetimin e madhëstisë së tyre nga jashtë, ky grup po viktimizohet duke u rrethuar me forca të shumta policie në çdo takim fiktiv.

Ndërkohë që këta “lider” të së ardhmes sonë ecin kokëlartë drejt foleve të “tubimeve” të tyre, në periferinë e pjesëmarrësve, dikush që thërret “Basha ik” mbërthehet nga krahët e penales, gjë që më kujton as më pak e as më shumë kohën e diktaturës.
Por, politika ashtu si një teoremë ku pohimi gjithmonë vërtetohet, vjen një ditë që pa asnjë ekuivok i kthehet realitetit, i kthehet të vërtetave të pa diskutueshme ku paragjykimet janë më të rrezikshme se gjykimet e gabuara e pikërisht në këtë moment narciziztëve iu trubullohet uji dhe dashuria e tyre me vetveten përfundon.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial editorial meri lika lulzim basha meri lika partia demokratike editorial meri lika lulzim basha meri lika partia demokratike

Sondazh

Poll

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...