Editorial

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

21 Janar 2022, 13:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton Abilekaj

TIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët të Bashës dhe Berishës, madje për të bashkuar edhe LSI-në aty, për të fituar 6 bashkitë që ku do votohet në 6 mars. Madje e quajnë edhe gabim shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme, në momentin kur Rama është më i fortë se kurrë dhe opozita më e dobët se kurrë.

Ndërkohë pushteti në 5 nga 6 bashkitë është i Edi Ramës, por jo me përfaqësim, me emërim. Madje edhe sikur opozita t’i fitojë të 6 bashkitë, kryetarët nuk do të kenë asnjë mundësi për të qeverisur kur Këshillat Bashkiakë janë 100 për qind të PS. Edhe sikur t’i kishin Këshillat me vete, 1 vit është fare i pamjaftueshëm për të bërë dicka, për të ndryshuar në mënyrë domethënëse drejtimin e qeverisjes.
Këto zgjedhje nuk kanë asnjë lidhje me qytetarët, sic e justifikon publikisht Presidenti. Ata nuk do të fitojnë praktikisht asgjë, për ta nuk do ketë praktikisht asnjë ndryshim, kushdo që të fitojë. Nëse fitojnë kandidatët e PS, do të vazhdojnë të qeverisen njësoj, nëse fitojnë të opozitës, do të ejnë dëshmitarë të të sherreve mes kryetarëve dhe këshillave bashkiakë. Jo më kot PS po kandidon ata që ka emëruar.
E vetmja vlerë e këtyre zgjedhjeve është që të zgjidhë me votë dilemën e të gjithëve për përfaqësimin e opozitës. Nëse PS do të jetë forcë e parë, atëherë vlera e zgjedhjeve është tek forca e dytë.

Nëse Berisha pretendon se përfaqëson realisht PD, por i kanë marrë vulën, logon dhe selinë, këto zgjedhje do të japin përgjigje. Nëse SHBA pretendojnë se reputacioni i superfuqisë është aq ndikues sa ta nxjerrë në pension Berishën, 6 bashkitë do të jenë një sondazh shumë i rëndësishëm për ta kuptuar. Nëse Lulzim Basha pretendon se do të vijë në pushtet me SHBA, kjo është prova më e mirë për të treguar rritjen elektorale pas përjashtimit të Berishës. Pas këtyre zgjedhjeve do të flasë rezultati, jo procedurat, jo pretendimet, jo krahasimi i turmave nëpër takime. Prandaj misionarët e pajtimit, që flasin për rezistencë ndaj Edi Ramës, duke nxjerrë kandidat të përbashkët të Bashës dhe Berishës, nuk kanë vetëm problemin moral të një bashkimi fiktiv të njerëzve dhe forcave që përfaqësojnë të kundërtat, por edhe problemin fizik të zgjatjes së agonisë së Partisë Demokratike.

Kjo agoni duhet të mbyllet sa më shpejt dhe 6 marsi është hapi më i rëndësishëm. Për këtë Berisha dhe Basha duhet të kenë kandidatët e tyre, të sigurojnë aleancat e tyre dhe të përballen me votën, që duhet ta numërojnë komisionerët e tyre. Vërtet Edi Rama mund të fitojë të 6 bashkitë, vërtet ky proces legjitimoi 30 qershorin dhe me shumë gjasa do të legjitimojë edhe 25 prillin, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të zgjedhur opozitën e vërtetë.

Vetëm pas këtyre zgjedhjeve do të mund të riorganizohet opozita, jo mbi bazën e emërimeve apo “non grata”-ve, por mbi bazën e votës. E vetmja gjë që duhet të bien dakord Basha me Berishën, është që të mos lejojnë Ramën të trukojë rezultatin në masë më të madhe se 25 prilli. Të gjitha këto bashkë, aleancat parazgjedhore, lufta për mbrojtjen e votës dhe në fund rezultati i 6 marsit, do nxjerrin vetëm një përfundim. Nuk ka lidhje me qeverisjen lokale që është tashmë e pakorrigjueshme, por ka lidhje me korrigjimin përfundimtar të opozitës, me përfaqësimine vërtetë të saj, që duhet të përgatisë një front opozitar për zgjedhjet lokale të 2023 dhe më pas për zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Nga Enton Abilekaj

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial enton abilekaj lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha enton abilekaj lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Editorial 11 Janar 2022, 19:18

Autokratët i duan votimet!

Nga Meri LikaNë gojën e Lulëzim Bashës, rrallëherë fjala demokraci ka qenë kaq e përdorur por në të njëjtën kohë dhe kaq e dhunuar, kaq e promovuar dhe në të nj...

Editorial 10 Janar 2022, 14:17

Kush vajton për PD?

Nga Arlind QoriE shtuna e hunjve dhe gazit të Bashës dhe Berishës ishte jo vetëm inskenim i një beteje mesjetare, por edhe dita kur të gjithë e kuptuan se Parti...

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...