Politike

“Gentleman agreement tek Luca”/ Berisha: Balla, Veliaj, Fuga darkë me Bashën,

31 Janar 2022, 21:01 Nga DOSJA
“Gentleman agreement tek Luca”/ Berisha: Balla, Veliaj, Fuga

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, Endri Fuga dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë takuar së bashku në resortin e Fish City.

Gjatë emisionit “Çim Peka Live”, Berisha ka shtuar se mes tyre ka pasur një marrëveshje zotërinjsh, por nuk ka bërë me dije detaje të tjera. Po ashtu, sipas tij, takimi ka 2 javë që është zhvilluar, por nuk ka dhënë më detaje të tjera. 

“Deklaratat ia shkruan Fuga PD-së. Ka një lloj rigrupimi, Balla, Veliaj, Fuga kanë një dashuri të veçantë me Bashën. Keni dëgjuar për “Luca party” ka qenë një takim i raportuar, një “gentleman agreement”, për të mbajtur njëri-tjetrin. Nuk është rastësi, është përpjekje e vogël… Mbështetja e guvernatores (nënkupton ambasadoren Yuri Kim) që i jep Lul Bravës, është dëm sepse po mbështet një politikan të ri,”-u shpreh Berisha ndër të tjera. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha takimi basha-balla-veliaj sali berisha takimi basha-balla-veliaj

Sondazh

Poll