Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Përplasi të moshuarën, u arratis, policia kap autorin

31 Janar 2022, 12:55 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan/ Përplasi të moshuarën, u arratis,

ELBASAN– Një grua 60-vjeçare ka mbetur e lënduar nga aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji. Për pasojë mbeti e plagosur gruaja e identifikuar si Lefterije Binjaku, e cila është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt pasi është në gjendje të rëndë për jetën.

Automjeti i cili përplasi gruan u largua direkte nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në ndjekje të tij, e më pas e arrestoi pas disa minutash ndjekje.

Njoftimi i Policisë:

Policia Elbasan/ Informacion paraprak. Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme ‘Shqiponja’ dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip ‘Opel’ është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident ne elbasan elbasan lefterije binjaku aksident aksident ne elbasan elbasan lefterije binjaku

Sondazh

Poll